Nivelet E Larta Të Vitaminës B6 Shkaktojnë Çrregullime në Tru – Si t’i Ulni

Vitamina B6, e njohur edhe si piridoksinë, është një komponent thelbësor për shëndetin tuaj.

Kjo vitaminë ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji, në shëndetin e flokëve, të lëkurës, syve dhe pastron mëlçinë.

Ajo është gjithashtu përgjegjëse për funksionimin dhe zhvillimin normal të trurit, si edhe për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Megjithatë konsumimi i më shumë se 200 mg piridoksinë në ditë mund të shkaktojë çrregullime neurologjike, duke përfshirë humbjen e ndjeshmërisë në këmbë dhe çekuilibër.

Nëse kjo ndodh, zakonisht duhen gjashtë muaj për t’u rikuperuar plotësisht.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa mënyra të thjeshta të cilat ndihmojnë në reduktimin e niveleve të larta të kësaj vitamine në trup.

Ndaloni marrjen suplementeve që përmbajnë vitaminë B6

Nëse keni nivele të larta të vitaminës B6 provoni të ndërprisni marrjen e suplementeve, multivitaminave dhe tabletave që përmbajnë B6.

Emrat tipikë të përdorur për këtë vitaminë përfshijnë piridoksal, piridoksaminë, hidroklorur piridoksinë dhe piridoksal-5-fosfat.

Kufizoni konsumin e ushqimeve të pasura me B6

Drithërat e fortifikuara, bananet, salmoni, gjeli i detit, mishi i pulës, patatet, spinaqi dhe lajthitë janë ushqimet ku kjo vitaminë gjendet në sasi të larta.

Vetëm një filxhan me drithëra të fortifikuara mund të përmbajë deri në 2.5 mg piridoksinë.

Konsumoni më tepër ujë

Uji ndihmon në largimin e vitaminës B6 të tepërt nga trupi.

Kjo ndodh sepse B6-ta është e tretshme në ujë dhe urina është mënyra kryesore e sekretimit të saj.

Trupit i duhen 15 deri në 25 ditë për të eliminuar piridoksinën e grumbulluar.

Pini tetë gota ujë në ditë si pjesë e një regjimi të shëndetshëm.

Këshilla

Meqenëse vitamina B6 është e tretshme në ujë, tejkalimi në sasi të vogla të sasisë së rekomanduar ditore i kësaj vitamine nuk ka gjasa të shkaktojë dëm.

Kjo pasi trupi e nxjerr jashtë tepricën përmes urinës.

Sidoqoftë, duhet të ndiqni gjithmonë udhëzimet e përcaktuara nga mjeku juaj.

Për të rriturit rekomandohet të mos e tejkalojnë masën prej 1.3 mg vitaminë B6 në ditë.

Nëse po e përdorni për të mbrojtur shëndetin e zemrës apo qëllime të ngjashme, këshillohet të flisni paraprakisht me mjekun tuaj.

Shmangni konsumin e pijeve energjike, të cilat përmbajnë sasi të larta të vitaminës B6 dhe në vend të tyre zgjidhni ujë ose çaj.

Për shkak të rëndësisë që vitamina B6 ka në shëndetin tuaj, nuk është e këshillueshme të reduktoni sasinë e rekomanduar ditore, përveç rasteve nëse jeni udhëzuar nga mjeku juaj.

Lexoni etiketën e çdo multivitamine që merrni për t’u siguruar që vitamina B6 nuk është e pranishme ose për të llogaritur sasinë që po merrni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi