Nisin reshjet e borës, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes me shpejtësinë

Më datë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione zyrtare mbi situatën në disa akse rrugore pasi në disa zona kanë nisur reshjet e borës.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të vendosin goma dimërore dhe zinxhirë.

Njoftimi:

Rajoni Verior

?Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës ❄️ por pa sjellë probleme për qarkullimin.

Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë ? dhe është në terren me mjete e punëtorë ?? nuk ka probleme në qarkullim.

Rajoni Qendror

?Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.

Rajoni Jugor

?Kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtme:

– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë

– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë

– Boboshticë-Dardhë

– Korçë-Voskopojë

– Zëmblak-Goricë.

Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë ✅

?Kontraktorët janë në terren dhe në gatishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.

⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.

#UdhëtoniTëSigut
#RrugëtKombëtare
#PërShqipërinëQëDuam

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...