Nisin arrestimet në Iran për rrëzimin e avionit ukrainas

Më datë:

Në Iran kanë nisur arrestimet për rrëzimin e avionit ukrainas që i mori jetën 176 personave. Gjyqësori në Teheran ka njoftuar për arrestimet, por më shumë detaje nuk bëhen me dije. Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë për rreth 30 ushtarakë të arrestuar.

Avioni Boeing 737 u godit të mërkurën e kaluar nga një raketë teksa po fluturonte mbi Teheran. Ndonëse regjimi mohoi fillimisht se ishte përgjegjës për ngjarjen, presioni ndërkombëtar e detyroi të pranonte se rrëzimi ishte aksidental.

Shumica e viktimave ishin kanadezë dhe ukrainas, ndërkohë që drejtuesit iranianë kanë kërkuar falje për ngjarjen dhe kanë marrë përsipër dëmshpërblimet.

Homazhet për viktimat u kthyen menjëherë në protesta të dhunshme në Iran, me mijëra qytetarë që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dialogu ndërfetar, Komuniteti Musliman Shqiptar zhvillon takim në Zvicër

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër ka zhvilluar një takim...

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani largohet nga Bashkia

Anuela Ristani ka reaguar pas vendimit të kryetarit të...

Siguria në shkolla, Rama: Kamerat inteligjente njoftojnë policinë në kohë reale

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka...

Berisha denoncon PS-në: Ja kur do prezantojmë kandidatët tanë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën për...