Siguria në shkolla, Rama: Kamerat inteligjente njoftojnë policinë në kohë reale

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi i projektit për forcimin e sigurisë në shkolla përmes përdorimit të kamerave inteligjente.

Sipas tij, tashmë 20 shkolla në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente, të cilat do të shërbejnë si një mjet shtesë për drejtuesit e institucioneve arsimore, punonjësit e sigurisë dhe prindërit.

“Kur një tragjedi e tmerrshme në një shkollë të Tiranës mbajti frymën e mbarë Shqipërisë, kamerat nuk na ndihmuan dot mjaftueshëm për të kuptuar dinamikën e asaj ngjarjeje.

Atëherë unë bëra një zotim; do të sjellim Shqipërinë në nivelin më të lartë të teknologjisë për të forcuar si asnjëherë më parë sigurinë në shkolla.

Sot, ky zotim ka nisur të bëhet realitet. Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente, të cilat janë një mjet me aftësi të jashtëzakonshme në duart e  drejtuesve të shkollave, punonjësve të sigurisë por natyrisht edhe të vetë prindërve.

Këto kamera janë vendosur dhe do të vendosen po aty ku ishin të vjetrat, po ndryshe nga të vjetrat, ato jo vetëm shohin edhe sinjalizojnë në kohë reale drejtorinë, punonjësit e sigurisë apo vetë Policinë e Shtetit duke i ndihmuar ata të kapin shpejt sinjalin, të kuptojnë shumë më mirë për çfarë bëhet fjalë dhe të ndërhyjnë pa humbur kohë. Këto 20 shkolla janë vetëm pararoja e procesit. Zotimin e bërë pas asaj tragjedie, do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle, me teknologjinë në shërbim të njeriut dhe me sigurinë e fëmijëve mbi gjithçka”, u shpreh Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha denoncon PS-në: Ja kur do prezantojmë kandidatët tanë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën për...

Epidemia e Ebolës në Kongo, mbi 2,800 të vdekur dhe mijëra raste

Epidemia e virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos...

Operatorët në alarm, transporti publik rrezikon reduktim të flotës

Operatorët e transportit publik në vend paralajmërojnë reduktim të...

“Tym i bardhë” në Kosovë, arrihet marrëveshja VV-LDK për presidentin

Është arritur, këtë të hënë, 31 gusht, marrëveshja mes...