Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Më datë:

Nga dita e sotme, 1 dhjetor 2025, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të jenë të hapura.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona, si të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe sociale, si dhe disa kategori të tjera pensionistësh.

Ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë, si personat që marrin pension mbi 20 mijë lekë, personat që marrin pension të parakohshëm, apo përfituesit e trajtimeve financiare të veçanta.

Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026.

Sipas Ministrisë së Financave, në skemën e pensioneve janë alokuar rreth 7.6 miliardë lekë, prej të cilave 5.9 miliardë lekë shtesë për fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë.

Gjithashtu, qeveria ka parashikuar që prej muajit janar të vitit të ardhshëm të ketë një rritje graduale mujore të pensioneve, përtej indeksimit të zakonshëm vjetor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Plagosje në Sauk, viktima turk mohon autorin para policisë: “Nuk e njoh”

Turku 39-vjeçar Halil Uçar, i cili mbeti i plagosur...

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO rrëzon kërkesën e Mediut

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

Costa: BE duhet të jetë e gatshme për zgjerimet e ardhshme

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ftoi shtetet...

Policia godet prostitucionin, dy rumune përfundojnë në pranga

Policia e Fierit njofton sot në 10 mars se...