Nis punimet Samiti i OSBE në Shkup

Më datë:

Ministrat e Jashtëm nga Ukraina, Polonia dhe shtetet baltike e bojkotuan samitin vjetor të OSBE-së për shkak të pjesëmarrjes në të shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

Lavrov mbërriti mbrëmë vonë në Shkup në të parën vizitë në një shtet anëtar të NATO-s që nga nisja e agresionit ndaj Ukrainës.

Në Këshillin e 30-të ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE, po marrin pjesë rreth 1000 delegatë nga 57 vende anëtare të Organizatës dhe vendet partnere.

Lavrov nuk ishte i pranishëm në darkën joformale të ministrave të Punëve të Jashtme si dhe krerëve të delegacioneve të vendeve anëtare të OSBE-së ku mori pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken.

Mungoi një takim mes Blinken dhe Lavrov pasi sekretari amerikan i shtetit u nis drejt Izraelit.

Para largimit nga kryeqyteti maqedonas Blinken akuzoi Rusinë se po shkel në mënyrë flagrante çdo parim thelbësor të OSBE-së në përpjekje për të ulur tensionet Lindje-Perëndim.

Gjatë dy ditëve delegacionet do të diskutojnë të ardhmen e OSBE-se nën drejtimin e Maltës si dhe sfidat në kushtet e luftës në Ukrainë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...