Nis procesi i vaksinimit të mësuesve edhe në Vlorë, këtë të hënë vaksinohen 40 mësues

Më datë:

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur sot në Vlorë vaksinimi I arsimtarëve.

Është shkolla 9 vjeçare 24 Maji që I është nënshtruar e para procesit të vaksinimit me vaksinën AstraZeneka. 40 janë mësuesit që vaksinohen këtë të hënë ndërsa do të vaksinohen dhe punonjës të administratës së drejtorisë vendore të arsimit parauniversitar të bashkisë Vlorë. I kanë thënë jo frikës, të parët që u vaksinuan në mjediset e palestrës së shkollës.

Kreu i epidemiologjisë në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Vlorë Agron Bashllari është shprehur për startimin e këtij procesi . Procesi sipas tij do të kryhet pranë qendrave shëndetësore të bashkive , ndërsa janë rreth 2 mijë persona të kësaj kategorie që pritet të vaksinohen. Për pyetjen pse disa mësues nuk pranuan vaksinën AstraZeneka, Bashllari ka një përgjigje:

“Detyra jonë është të informojmë,pastaj ajo është zgjedhja e tyre,ndërsa janë të shumtë qytetarët që presin të vaksinohen. Procesi do të jetë I përditshëm ka konfirmuar epidemioplogu ndërsa vaksinimi i arsimatrëve do të shtrihet në të gjitha bashkitë e rrethit.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...