12.5 C
Tirana

Nis procedura për plotësimin e vakancës në GJK, “Ligjet” miratojnë vendimin

Më datë:

Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht procedura për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, që u krijua si pasojë e dorëheqjes së Elsa Toskës në shtator 2024.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike miratoi me tetë vota pro shpalljen e vakancës për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i takon Kuvendit ta zgjedhë. Ky anëtar do të ketë mandat të plotë 9-vjeçar në ushtrimin e detyrës.

Tre deputetë të opozitës nuk morën pjesë në votim.

Kreu i komisionit, Ulsi Manja, deklaroi se që nga momenti i publikimit në faqen e Kuvendit kandidatët që aplikojnë kushtet dhe kriteret kanë afat 20 ditë për të aplikuar për këtë vend vakant.

Ky zhvillim ndodh pas ngërçit të krijuar një vit më parë, kur procesi për zëvendësimin e Toskës u pezullua për shkak të padive të depozituara në Gjykatën Kushtetuese. Ajo çështje solli debate të forta, pasi Kuvendi synonte të zgjidhte një gjyqtar me mandat të plotë, ndërsa më pas Kushtetuesja vendosi se edhe Toska, njësoj si Holta Zaçaj dhe Sonila Bejtja, duhej të konsiderohej me mandat të pjesshëm, për të ruajtur ritmin kushtetues të rinovimit periodik të trupës (tre anëtarë çdo tre vjet).

Edhe pse Kuvendi ende nuk ka marrë arsyetimin e plotë të vendimit, institucioni ka vendosur të vijojë përpara, duke u mbështetur në dispozitivin tashmë të publikuar të Gjykatës Kushtetuese.

Me rishpalljen e garës, pasi kandidatët të paraqesin  aplikimet, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të kryejë vlerësimin dhe renditjen e tyre sipas pikëve.

Në fazën përfundimtare, Kuvendi do të ketë mundësinë të zgjedhë një nga tre emrat më të vlerësuar, me kusht që votimi të sigurojë të paktën 84 vota. Nëse shumica e cilësuar nuk arrihet, gjyqtari i ri do të jetë automatikisht kandidati i renditur i pari nga KED-i.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet...

Supë me trahana dhe domate

Përbërësit: 1 filxhan çaji trahana 1.200 ml ujë 50 ml vaj ulliri 2...

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol...