Nis evidentimi i dëmeve nga përmbytjet në Vlorë, Dredha: Grupet në terren në të gjitha rajonet

Më datë:

Grupet e punës të bashkisë së Vlorës po vijojnë edhe sot punën për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e 4 ditëve më parë.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se “prej orëve të para të mëngjesit, grupet tona të evidentimit të dëmeve janë në terren në të gjitha rajonet”.

“Po bëjmë gjithçka të mundur për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë dëmtuar nga përmbytjet”, theksoi Dredha.

Reshjet e shiut, që filluan intensivisht katër ditë më parë dhe zgjatën për disa orë shkaktuan përmbytje në disa zona të qytetit të Vlorës.

Ekipet e bashkisë po vijojnë gjithashtu pastrimin e rrugëve dhe zonave publike të prekura nga reshjet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rriten sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet...

Krizë në PD: Salianji ankohet në PPE pas përjashtimit nga gara për kryetar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i...

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...