Nikolla pret Koordinatoren Rezidente dhe përfaqësues të agjencive të OKB-së: Të forcojmë bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave sociale të qytetarëve

Më datë:

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Koordinatoren Rezidente të OKB-së në Tiranë, Fiona McCluney. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të agjensive të OKB-së: Pablo Zapata, Përfaqësues i UNHCR; Michele Ribotta, Përfaqësues i UNWomen Gerald Rockenschaub, Shef i Zyrës së OBSH-së, dhe Edina Kozma, zëvendëspërfaqësuese e UNICEF.

Kryetarja Nikolla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të agjencive të OKB-së në Shqipëri për përmirësimin e procesit legjislativ dhe mbikëqyrës të Kuvendit të Shqipërisë, sidomos për çështje me ndjeshmëri të veçantë sociale si mbi mbrojtja e fëmijëve, mbështetja e të rinjve, lufta kundër dhunës me bazë gjinore, mbështetja e azilkërkuesve, integrimi i të huajve, zgjidhja e çështjes së individëve pa shtetësi, promovimi i të drejtave të njeriut, mosdiskriminimi dhe aksesi i barabartë para ligjit për grupet e popullsisë në nevojë apo në rrezik, forcimi i kapaciteteve të inspektorateve shëndetësore etj.

Nikolla vlerësoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë në kuadër të Grupit të Deputetëve Miqtë e Femijëve dhe Aleancës së Grave Deputete si edhe kontributin e agjencive të OKB-së në realizimin e Axhendës 2030 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Fiona McCluney dhe përfaqësuesit e agjencive të OKB-së në Shqipëri shprehën vlerësimet e tyre për bashkëpunimin e suksesshëm me Kuvendin e Shqipërisë dhe vunë në dukje se ky bashkëpunim do të vazhdojë, duke kontribuar që kuadri legjislativ në Shqipëri të nxisë zhvillimin njerëzor, arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, mbrojtjen e të drejtave të grave e fëmijëve si edhe aspekte të tjera të zhvillimit social, të cilat përbëjnë edhe fusha prioritare të OKB-së dhe agjencive të saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Protesta e radhës kombëtare e opozitës më 8 maj

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në deklaratën për mediat...

Hetime për zjarrin te “Farmacia 10”, në pyetje 5 fëmijët e kapur nga kamerat

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët,...

Ish-kreu i ARRSH-së në SPAK, i zgjaten hetimet për 3 muaj

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur sot në...

Probleme me e-Albania, PD: Të garantohet akses i plotë për qytetarët

PD ka denoncuar mungesën e shërbimeve publike digjitale. Në...