19.5 C
Tirana

Nigeri, persona të armatosur sulmuan një burg duke liruar të burgosur

Më datë:

Persona të armatosur kanë sulmuar një burg nigerian në shtetin juglindor Imo duke liruar një numër të papërcaktuar të burgosurish përpara se të ndiznin institucionin korrektues në orët e hershme të së hënës, theksoi policia, raporton Anadolu Agency (AA).

Personat e armatosur po ashtu shkatërruan selinë e Komandës së Policisë së Shtetit në Owerri, kryeqyteti i shtetit dhe dogjën pothuajse të gjitha automjetet e parkuara në selinë e komandës, tha për AA një dëshmitar okular.

Theksohet se ata kënduan këngë solidariteti në rrethrrotullimin e Pallatit të Qeverisë për rreth 30 minuta para se të sulmonin objektet.

Personat e armatosur kursyen vetëm njësinë anti-rrëmbim të departamentit të hetimit penal.

Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zgjedhjet në Vlorë, Brunilda Mersini jep dorëheqjen nga mandati i deputetes

Brunilda Mersini, deputete e Partisë Socialiste e qarkut të...

Komisonerja Kos pret Spiropalin: Mbështesim ambicien për mbylljen e negociatave brenda 2027

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Berisha: Mazhoranca nuk mund t’ja mbyllë gojën opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër...

Deputeti demokrat Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati, është paraqitur sot më...