Nigeri, 30 të vdekur nga sulmet e Boko Haram-it

Maiduguri

Së paku 30 persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të dyshiftë të Boko Haram-it në shtetin verilindor Borno të Nigerisë, thanë sot dëshmitarë okularë dhe zyrtarë, (AA).

Sulmi ndodhi përgjatë autostradës Maiduguri-Damaturu në qytetin Auno të mbrëmë vonë, njoftuan banorët e zonës.

Adamu Saleh, një shofer i autobusit në zonë, tha se terroristët hapën zjarr ndaj automjeteve të parkuara përgjatë autostradës pasi ushtria mbylli rrugën si pjesë e masave të sigurisë.

Dhjetëra automjete, përfshirë kamionë, që transportonin ushqim dhe sende të tjera shtëpiake u dogjën nga terroristët në këtë sulm.

Babagana Zulum, guvernatori i shtetit Borno, vizitoi vendin e ngjarjes dhe konfirmoi sulmin.

“Banorët këtu thanë se humbën jetën mbi 30 persona. Kjo është ajo që më tha komuniteti”, tha Zulum në një interaksion me trupat ushtarake.

Gjeneral majori Olusegun Adeniyi, komandanti i operacionit kundër terrorizmit në verilindje tha se 10 persona janë vrarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi