Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, për dhunë në familje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi E P 22 vjeç.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 22 vjeç, pasi ka kallëzuar nëna e tij, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, ka dëmtuar derën e banesës, ka vjedhur sende në banesë dhe motomjetin e babait të tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Gj., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.


