Sarandë, SPAK dërgon në gjykatë grupin e akuzuar për korrupsion

Më datë:

SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin në Gjykatën e Posaçme të dosjes penale ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, i cili akuzohet për korrupsion  dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Në të njëjtën dosje të pandehur janë marrë edhe avokati Clirim Shahini, i cili më herët ka ushtruar funksionin e prokurorit si dhe dy biznesmenët Vasil Bakalli e Pando Papuçi.

Prokuroria e posaçme i nisi hetimet mbi bazën e kallëzimit të shtetasit M.A i cili kishte marrë më qira një hotel në pronësi të vjehrrit të prokurorit Kledian Llaho.

Në kallëzim ai pretendonte se e kishte njohur investimin e kryer dhe për rrjedhojë detyrimin ndaj qiramarrësve në shumën prej 1 milionë e 800 mijë lekë.

Llaho, që njëherazi ishte dhe prokuror i çështjes, përmes të njohurit të tij shtetasit, Vasil Bakalli, I ka kërkuar kallëzuesit M.A që ti kthejë vjehrrit të tij shumën e parave dhe në këtë mënyrë do ti lehtësonte pozitën procedurale.

Në hetim në të njëjtin çështje ishte dhe Pando Papuçi, i cili i ka dorëzuar shtetasit, Vasil Bakalli dhe Kledian Llaho, në formën e ryshfetit, shumën prej 30.000 (tridhjetë mijë) euro,  me qëllim që këta të fundit të ushtronin ndikim të paligjshëm tek prokurorja e çështjes, për të lehtësuar pozitat procedurale të këtij të pandehuri.

Nga ana e shtetasit Pando Papuçi i ka paguar në formën e ryshfetit dhe vlerën prej 25.000 eurosh, avokatit të tij Çlirim Shahini, i cili i ka premtuar se do të ushtrojë ndikim të paligjshëm tek gjyqtarja e çështjes në ngarkim të këtij të fundit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...