Ngjarje e rëndë në Durrës: adoleshenti gjendet pa shenja jete në palestër

Më datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Durrës ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e shkollës.

Policia bën me dije se adoleshenti ishte në palestrën e shkollës, por është ndjerë keq dhe ka hum bur ndjenjat. Ai është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë arresti kardiak.

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Menjëherë është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte (3...

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...

Përplasja Burgija-Berisha: akuza për lidhje me Ramën dhe refuzimi i kryedemokratit

https://www.youtube.com/live/3LasjVxkytw?si=O2LtCrPJR2KKHh6q&t=376 Kreu i grupit të këshilltarëve të PD në Durrës,...