13.5 C
Tirana

Ngjarja e rëndë në Durrës: Ndërron jetë i mituri pas konfliktit të nisur online

Më datë:

Një lajm i trishtë ka ardhur nga reanimacioni qendror në Spitalin “Nënë Tereza”. 15-vjeçari, E.B, i cili disa ditë më parë mbeti i plagosur me thikë në Durrës, ka ndërruar jetë ditën e sotme, 4 dhjetor.

Ai kishte një plagë në trup në pjesën e gjoksit, prej të cilës nuk mbijetoi dot. Për këtë rast është njoftuar edhe Drejtoria e Policisë së Durrësit për të vijuar hetimet.

Adoleshenti u godit me thikë nga një nxënës 14-vjeçar, i cili është arrestuar. Sherri mes tyre kishte nisur pas një komenti në rrjetet sociale.

Më 25 nëntor ata kishin shkuar në rrugën “Lugina e Karavastasë” në qytetin bregdetar për një takim sqarues, ku ishin shoqëruar edhe nga disa shokë.

Por përplasja degjeneroi në përdorim të mjeteve të forta dhe të thikave duke shkaktuar një tragjedi.

Kjo tragjedi të sjell ndërmend ngjarjen e rëndë që ndodhi një vit më parë në Tiranë, ku një tjetër nxënës, Martin Cani, u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Edhe autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është arrestuar dhe më 9 dhjetor pritet të shpallet vendimi ndaj tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Xhaçka: Mazhoranca punon, ju prodhoni akuza

Deputetja socialiste Olta Xhaçka, gjatë seancës së sotme plenare...

Nuredin Dumani akuzohet për grabitjen e 12 milionë lekëve, dëshmon kambisti

Xhemal Lici është një nga kambistët që është grabitur...

Peleshi i kthehet Nallbatit: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët, shihu në pasqyrë dhe…

Gjatë seancës plenare të kësaj të shtune, deputeti i...

Aksident në biznes në Tiranë: Bombola e gazit shpërthen, dy të lënduar

Raportohet se shpërthyer një bombol tek një piceri pranë...