Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës, sa i takon pyetjeve mbi raportimeve të kryeprokurorit Olsian Çela dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, duket se palët kanë gjetur dakordësi mes tyre.
Si pas raportimeve të Çelës dhe Dumanit, Metanit, Bogdanit dhe Ilir Rusit, këta të fundit do u përgjigjen pyetjeve të bëra me shkrim.
Më pas secili prej deputetëve që kanë bërë pyetje, do të kenë në dispozicion 2 minuta kohë për të bërë komente mbi përgjigjen e titullarëve të këtyre institucioneve të drejtësisë.
Po ashtu mësohet se pas raportimit të pare të prokurorit të përgjithshëm do të ketë një rezolutë dhe pastaj vazhdohet me atë modelin e sipërcituar.


