18.5 C
Tirana

New York, mijëra njerëz marshojnë në mbështetje të Palestinës

Më datë:

Mijëra njerëz demonstruan në New York të Shteteve të Bashkuara të dielen për të dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Turma u mblodh në Sunnyside, në Queens, duke marshuar nëpër rrugë në mbështetje të Palestinës.

Pjesëmarrësit thirrnin parulla si “Liri për Palestinën” dhe “Liri për Gazën”, duke mbajtur flamuj palestinezë në duar.

Më vonë, demonstruesit, që filluan të marshojnë në rrugët e Queens-it, reaguan ndaj administratave izraelite dhe amerikane.

Marshimi, i mbajtur nën masat e sigurisë së policisë, përfundoi pa incidente.

Siç është njoftuar, tubime mbështetëse për Palestinën u organizuan në qytete të ndryshme të SHBA-së gjatë fundjavës.

Ndryshe, më 10 maj, Izraeli filloi një ofensivë ndaj Rripit të bllokuar të Gazës, që përfundoi pas një armëpushimi me Hamasin më 21 maj.

Gjithsej 248 palestinezë kanë humbur jetën, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, në sulmet izraelite në Gaza. /aa

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Xhaçka: Mazhoranca punon, ju prodhoni akuza

Deputetja socialiste Olta Xhaçka, gjatë seancës së sotme plenare...

Nuredin Dumani akuzohet për grabitjen e 12 milionë lekëve, dëshmon kambisti

Xhemal Lici është një nga kambistët që është grabitur...

Peleshi i kthehet Nallbatit: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët, shihu në pasqyrë dhe…

Gjatë seancës plenare të kësaj të shtune, deputeti i...

Aksident në biznes në Tiranë: Bombola e gazit shpërthen, dy të lënduar

Raportohet se shpërthyer një bombol tek një piceri pranë...