Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 12 milionë euro me KfW-në

Më datë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një ceremonie ka nënshkruar marrëveshjen në vlerë mbi 12 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), për çka synohet përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati tha se kjo marrëveshja synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve duke garantuar një mjedisi më të pastër.

Ai theksoi se projekti ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në përputhje me parimet e mbrojtjes së mjedisit si dhe të kontrollojë depozitimin e mbetjeve sipas strategjisë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve.

Ndërkaq, shefi i Departamentit të Evropës Juglindore të KfW, Klaus Muller derisa vlerësoi rëndësinë e këtij projekti, theksoi se është urgjente që të merren veprime në këtë fushë. Sipas tij, niveli lokal dhe ai qendror duhet të punojnë së bashku që të tejkalohen problemet me mbeturina dhe se ky projekt të përfundohet me kohë.

Drejtori gjeneral në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), Dardan Veliaj tha se ky projekt është qenësor për ndërmarrjen. Ai theksoi se nëpërmjet këtij programi gjendja e deponive sanitare pritet të ndryshojë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...