Negociatat me Turqinë, Mitsotakis: I kemi kërkuar që nga fillimi, nisim aty ku e lamë vetëm nëse…

Më datë:

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për dritaren e re të negociatave me Turqinë iniciuar nga ftesa e drejtpërdrejtë e ministrit të jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Mitsotakis kujton se qeveria e tij e ka kërkuar prej fillimit dialogun me Turqinë, por thekson se ka pasur vetëm bisedime jozyrtare gjatë kësaj periudhe dhe asnjëherë negociata.

Ai ka një kusht për Turqinë, duke deklaruar se Greqia është plotësisht e gatshme për negociatat aty ku u lanë, vetëm nëse nuk ka më asnjë aktivitet kërkimor në zonën ekskluzive ekonomike greke.

“Le të mos ketë asnjë aktivitet kërkimor brenda EEZ greke dhe të vazhdojmë nga aty ku e kemi ndalur. Kjo është, në një kornizë të përcaktuar për përcaktimin e zonave detare “,- tha Mitsotakis.

Mevlüt Çavuşoğlu ftoi homologun grek Dendias në një takim në Tiranë me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ky i fundit po aludohet se mund të jetë ndërmjetësi i negociatave pasi së fundmi kreu dy vizita të njëpanjëshme nga Ankaraja në Athinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...