Në vitin 2026 nis funksionimi i Korpusit të Laboratorëve të ISHP-së

Më datë:

Korpusi i ri i laboratorëve të Institutit të Shëndetit Publik pritet të trefishojë kapacitetet laboratorike të këtij institucioni, me biosiguri sipas standardeve të BE-së.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi sot se “në vitin që po troket do të nisë funksionimi i Korpusit të Laboratorëve”.

Korpusi i laboratorëve të referencës kombëtare të Institutit të Shëndetit Publik është ndërtuar në një sipërfaqe prej 2900 metrash katrorë. Ky korpus do ketë nivelin më të lartë të biosigurisë sipas standardeve të BE-së, ku trajtimi i agjentëve biologjikë me rrezik të lartë, do të bëhet në nivele të larta mbrojtjeje për shëndetin e specialistëve.

Ky investim i buxhetit të shtetit përmirëson parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, rrit sigurinë shëndetësore kombëtare dhe forcon kërkimin shkencor në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Laboratorët do të pajisen edhe me aparatura të teknologjisë së fundit dhe me kushte bashkëkohore pune për ekspertët dhe stafin e ISHP-së duke garantuar përgjigje sa më efektive, në kohë dhe të sigurta për shëndetin publik.

Njëherësh, duke qenë në atmosferën festive të dhjetorit, specialistët dhe drejtuesit e disa departamenteve të ISHP-së përcollën në një video mesazhe urimi për të gjithë qytetarët, për një jetesë të shëndetshme, me më shumë aktivitet fizik, kujdes të shtuar për shëndetin mendor, ndërsa u bënë thirrje grave dhe vajzave për kryerjen e mamografive falas dhe testine HPV.

Prof. asoc. Dorina Toçi, drejtoreshë e përgjithshme e ISHP-së, u shpreh se “kujdesi për shëndetin është dhurata më e çmuar, për veten dhe familjen tonë”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Situatë e tensionuar në protestë, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Tensionet e para janë regjistruar në protestën e sotme...

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët

https://www.youtube.com/live/eAi6xG4MTA8?si=phz-ze9WVoWd0FvV  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë...

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...