Në veri dhe jug! Haki Çako: Të gjitha strukturat janë në terren

Më datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako ka dalë në terren për të mbikëqyrur situatën e krijuar prej reshjeve të dëborës dhe shiut.

Ai informon se të gjitha strukturat kanë punuar në mënyrë intensive, sidomos gjatë 24 orëve të fundit dhe se aktualisht nuk ka ndonjë situatë problematike.

Sipas Çakos, edhe situata në Vlorë është nën kontroll, duke theksuar se nuk ka prezencë uji.

“Prej gati 3 ditësh, ashtu siç ishte parashikuar, vendi ynë është përfshirje nga reshtje të shumta bore e shiu në të gjithë territorin e Republikës. Në këto kushte, të gjitha strukturat, institucionet dhe njësitë e pushtetit vendor kanë marrë masa për përballimin me sukses të situatave të krijuara nga faktorët atmosferikë, qoftë në veri ose jug. Aktualisht mund të themi se zona e veriut është përfshirë thuajse e gjitha nga reshjet e dëborës dhe ndodhet nën mbikëqyrje të plotë me të gjitha strukturat, por ajo që vlen të theksohet është se të gjitha akset nacionale janë të hapura.

Të gjitha kompanitë kontraktore, ARRSH-ja dhe të gjitha institucionet e tjera janë në krye të detyrës për të mundësuar qarkullimin e automjeteve gjatë 24 orëve. Ka pasur ndërhyrje edhe të Forcave të Armatosura. Në Vlorë është operuar gjatë natës dhe aktualisht situata është nën kontroll, nuk ka prezencë uji. Është ndërhyrë në Qafë-Murriz, ku u është dhënë ndihma 3 personave. Në të gjitha njësitë administrative në veri, ka struktura në terren”, deklaroi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...