Në taksi me 6 emigrantë, tre të arrestuar në Korçë

Më datë:

KORCE– Vijon operacioni policor “Perimetri”, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona, të cilët u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se u arrestuan shtetasit e shpallur në kërkim me inicialet E. Z., 24 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll. Për të riun Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu po nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve me inicialet A. Sh., 41 vjeç dhe A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, janë kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke transportuar me dy automjetet e tyre tip taksi, nga Tirana në drejtim të Kapshticës, kundrejt shpërblimit prej 100 euro, respektivisht nga 3 emigrantë të paligjshëm secili. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...