12.5 C
Tirana

Në shkollë me protokoll/ Edhe në Greqi hap dyert arsimi privat

Më datë:

Në bankat e shkollave janë rikthyer përsëri nxënësit në të gjithë Greqinë me protokolle të rrepta shëndetësore.

Ata kanë hyrë në klasa duke paraqitur sipas rregullave te reja një certifikatë të rezultatit negate të testeve për Covid-19, një certifikatë vaksinimi apo një vërtetim se janë infektuar kohët e fundit nga koronavirusi.

Qeveria synon që shkollat të mbeten të hapura gjatë gjithë vitit shkollor, ndërsa parashikohet që nëse dikush nga nxënësit infektohet do të hyjë në karantinë dhjetë ditë, kurse nxënësit e tjerë do të kryejnë teste për koronavirusin çdo ditë.

Shkollat janë hapur ne nje moment kur sipas ministers se arsimit janë vaksinuar mbi 80% e mësuesve, ndërsa kane hyre ne fuqi masat e reja emergjente për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të kontrolluar përhapjen e Covid-19.
Midis te tjerash te pavaksinuarit janë te detyruar si ne sektorin privat ashtu dhe ne ate shtetëror te paraqesin nje test çdo jave qe e kryejnë tani me shpenzimet e tyre.

Gjithashtu kufizime të ngjashme zbatohen në stadiume, muzeumet dhe vendet arkeologjike, kinematë dhe restorantet. Rreth 56% e banorëve të Greqisë janë vaksinuar plotësisht, ndërsa norma mesatare në BE është pak më shumë se 60%. Komisioni I specialisteve te pandemisë ka aprovuar edhe vaksinimin e fëmijëve duke filluar nga mosha 12 vjec si dhe dozen e trete te vaksinës per personat me historik te renduar shëndetësor.

Ne 24 orët e fundit numri i viktimave ka shënuar rritje duke shkuar ne 51 dhe qeveritaret greke shprehen te shqetësuar pasi vendi nuk mund të përballojë nje karantine te dyte si ajo e vitit te kaluar qe solli nje tkurrje prej 8.2% te ekonomisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...