Në Liban janë pezulluar përkohësisht licencat për bartjen e armëve

Më datë:

Ministria Libaneze e Mbrojtjes njoftoi se është pezulluar licenca për mbajtjen e armëve personale deri në njoftimin tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se në Liban duke filluar nga sot, janë pezulluar licencat individuale të armëve.

Më tej thuhet se vendimi i cili do të jetë i vlefshëm deri në njoftimin tjetër nuk përfshin përfaqësues diplomatikë, si dhe liderë të partive politike dhe grupeve fetare.

Vlen të përmendet se vendimi, arsyeja e të cilit nuk u bë e ditur, erdhi pas protestave të fundit si rezultat i krizës aktuale ekonomike në vend për shkak të zhvlerësimit të monedhës vendase ndaj dollarit.

Situata ekonomike dhe politike në Liban

Ekonomia libaneze e cila ka një strukturë shumë të brishtë për sa i përket ndarjeve politike të bazuara në fe dhe sekte të ndryshme, po përjeton krizën më të madhe që nga lufta civile në vitet 1975-1990.

Bankat të cilat përdorin praktika të ashpra kundër daljes së kapitalit, që nga 17 tetori 2019 kanë pezulluar transferimet ndërkombëtare dhe kanë vendosur kufizime në tërheqjen e parave të klientëve nga llogaritë e tyre.

Shpërthimi i madh që ndodhi në Portin e Bejrutit në muajin gusht 2020 shkaktoi një krizë të re qeveritare në Liban ku janë duke u rritur problemet ekonomike dhe e cila ka kohë që po lufton me borxhin e lartë publik dhe me papunësinë.

Qeveria e Kryeministrit Hassan Diyab dha dorëheqje më 10 gusht 2020, pas reagimeve pas shpërthimit të portit, por në vend me muaj nuk mund të formohet një qeveri e re për shkak të mosmarrëveshjeve midis grupeve politike.

Populli i cili forcat politike dhe pushtetarët i sheh si shkaku i krizës ekonomike në vend, kërkon krijimin e një qeverie të minimizuar të përbërë nga teknokratë, pa parti politike sektare që kanë ndarë pushtetin për shumë vite.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump nën presion për marrëveshjen me Iranin, republikanët paralajmërojnë: Katastrofë!

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me presion të...

Vuçiç sfidë opozitës nga Kina

Nga kryeqyteti kinez Pekin, presidenti serb Vuçiç zgjodhi ti...

Gaz lotsjellës dhe barrikada

Turqia po përballet me një krizë të re politike,...

Përplasja me policinë në Mamurras/ Lihen në burg dy të rinjtë, njëri do të ekstradohet në Itali

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 28-vjeçarin A.F,...