16.5 C
Tirana

Në Kosovë 71 të prekur nga koronavirus , 32 në spital, 7 janë në gjendje më të rëndë

Më datë:

Në Klinikën Infektive të QKUK’së për momentin janë duke u trajtuar 32 pacientë të infektuar me Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirus. 25 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërkohë që 7 të tjerë janë në gjendje më të rëndë, duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Në të gjithë Kosovën zyrtarisht deri më tani janë identifikuar 71 persona si të prëkur me Covid-19, apo sic njihet ndryshe koronavirus.

32 persona nga ta janë të shtrirë në Klinikën infektive duke qëndruar kështu nën vëzhgimin e mjekëve. Nga ta 25 janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që 7 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

Detaje për këta pacientë kanë dhënë sot gjatë ditës për Gazetën Express, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas tyre gjendja shëndetësore e këtyre personave është stabile.

“Gjendja e të prekurve është stabile. Për momentin 32 pacientë janë me Covid-19 duke u trajtuar në infektivë. 25 janë në gjendje stabile, ndërsa 7 të tjerë kanë nevojë për oksigjenoterapi”, ka deklaruar për Express, Faik Hoti shef i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë.

Por pavarësisht kësaj, mbrëmë kanë ardhur lajme të mira na vijnë nga Klinika Infektive e QKUK’së. Aty dy pacientë të cilët kishin rezultuar Pozitiv me Covid-19, apo siç njihet ndryshe koroavirus, janë duke shkuar drejtë shërimit. Testet e dyta që u janë bërë këtyre dy personave kanë rezultuar Negative. Njëri nga pacientët i cili në testin e dytë ka rezultuar negativ me Covid-19 është djali i 82-vjeçarit i cili ndërroi jetë, javën e kaluar pas infektimit me koronavirus.

“Unë po i pres edhe rezultatet e tjera. Djali i personit që vdiq nga Podujeva nga koronavirusi, në testin e dytë ka dalë negativ. Po e presim edhe testin e ri konfirmimit. Gjatë javës së ardhme pritet që ti kemi pacientët e parë që të jenë të shëruar”, ka deklaruar për Express infektologu i QKUK’së, Salih Ahmeti.

E megjithëktë, Autoritetet në Kosovë njoftuan të mërkurën se tetë persona të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se në total janë testuar 34 vetë.

Në komunikatën e tij për media thuhet se katër nga të infektuarit e rinj janë me vendbanim në fshatin Domanek, Malishevë, tre në Prishtinë dhe një në fshatin Studime e Ulët, Vushtrri.

Shifra e fundit e çon në 71 numrin e të infektuarve në Kosovë.

Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbahet sot seanca për Veliajn në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese po zhvillon sot seancën gjyqësore për shqyrtimin...

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...