18.5 C
Tirana

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 56-vjeçari në Morinë

Më datë:

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, është ndaluar një 56 vjeçar banues në Prizren, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, 56 vjeçari ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Schëennigen Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

AKU, inspektime në Vlorë, Lezhë, Elbasan për tregtimin e pesticideve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon inspektimet në...

AMP arreston për kanosje efektivin e policisë në Krujë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën...

Luarasi: “Barazia gjinore” nuk shton asnjë realitet të ri ligjor, garanton barazi mes dy gjinive

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi deklaroi sot se...

Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Andorrës dhe Anglisë

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve...