Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tha se numri i vdekjeve është rritur në 202, pasi një pacient tjetër me COVID-19 vdiq gjatë 24 orëve të fundit.
Me 23 raste të reja, numri më i ulët i infektimeve ditore të regjistruara javët e fundit, numri i përgjithshëm rritet në 15 466, me 129 pacientë në gjendje kritike.
Sipas ministrisë, numri i pacientëve që janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet është 6,796.
Tel Aviv, në fund të muajit shkurtit, filloi ndalimin e udhëtarëve që vinin nga vatrat e virusit, përveç atyre me rezidencë izraelite, duke shtrirë gradualisht kufizimet për një ndalim gati total të udhëtimit ajror.
Ai po ashtu mbylli të gjitha institucionet arsimore dhe i ndaloi qytetarët të largohen nga shtëpitë e tyre përveç që të shkojnë në supermarket, farmaci apo spital.
Ditët e kaluara është vërejtur një ngadalësim i rasteve të reja të konfirmuara, dhe kështu, vendi ka filluar të lehtësojë kufizimet e lëvizjes.


