Në Francë numri i vdekjeve nga koronavirusi rritet në 860, ndër të cilët 5 mjekë

Më datë:

Në një kujtim të zymtë të humbjeve të vazhdueshme në Francë shkaku i koronavirusit të ri (COVID-19), Ministria franceze e Shëndetësisë konfirmoi 184 vdekje të reja nga ky virus, përfshirë pesë mjekë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 860.

Në një konferencë për media, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të infektuara është rritur në 19.856, me 3.176 raste të reja të konfirmuara vetëm në 24 orët e fundit.

Veran theksoi se 2.082 pacientë nga numri i përgjithshëm i të konfirmuarve janë në kujdes intensiv.

Mjekët që vdiqën nga koronavirusi janë nga pjesë të ndryshme të Francës. 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, iu adresua kombit në një fjalim televiziv javën e kaluar dhe theksoi rëndimin e situatës.

“Ne jemi në luftë me një armik të padukshëm”, tha Macron.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins në Maryland, virusi COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, është përhapur në 167 vende dhe rajone duke infektuar mbi 350 mijë njerëz në mbarë botën. Nga ky virus po ashtu janë konfirmuar rreth 15.300 vdekje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Gjykata penale e Tiranë ka caktuar masat e sigurimit...