Në 11 janar nis procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, hapat që duhen ndjekur

Më datë:

Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit, i cili vazhdon deri në 4 mars.

Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER). Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) përfshin tre hapësira kryesore.

Hapësira e zgjedhësit: Kjo hapësirë i dedikohet individëve që krijojnë llogarinë e tyre personale në platformë dhe plotësojnë kërkesat për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve.

Moduli për shqyrtimin e kërkesave: Këtu, KQZ shqyrton dhe trajton kërkesat e paraqitura nga zgjedhësit, duke siguruar trajtim transparent dhe të drejtë të çdo aplikimi.

Paneli statistikor në kohë reale: Ky panel ofron të dhëna statistikore të përditësuara në kohë reale për kërkesat dhe procesimin e tyre. Paneli është i aksesueshëm për partitë politike dhe organizatat, duke siguruar një pamje të qartë dhe të plotë të procesit.

Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të çeli një llogari në platformën (PER). Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

-Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

-Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

-Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

-Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;

-Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

-Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;

-Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

-Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;

-Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;

-Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

-Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë. Pas regjistrimit, KQZ i kthen përgjigje emigrantit nëse kërkesa e tij është miratuar ose jo. Nëse KQZ nuk miraton regjistrimin, sqaron emigrantit për dokumentet që duhet të plotësojë me qëllim që të miratohet kërkesa.

Procesi i regjistrimit quhet i suksesshëm kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...