22.5 C
Tirana

Ndërtuan pa leje 12 lokale, beach bar/ E pësojnë 12 persona

Më datë:

12 persona janë proceduar penalisht në zonën e quajtur Krorëz në Himarë.

Sipas komunikatës 12 të proceduarit zaptuan hapësirën publike duke ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si lokale/beach bar.

Policia thotë se ka sekuestruar 300 çadra dhe 480 shezlongë.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në këto subjekte me fushë veprimtarie lokal/beach bar, ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë.

Njoftimi i policisë:

Krorëz, Himarë/ Në kuadër të planit operacional policor të koduar “Plazh i lirë”, Komisariati i Policisë Himarë ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, 📍në plazhin “Krorëz”. Procedohen penalisht 12 shtetas, të cilët zaptuan hapësirën publike duke ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si lokale/beach bar, nga ku ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë, duke fshehur të ardhurat dhe shmangur taksat.

Sekuestrohen 300 çadra dhe 480 shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 12 shtetas: B. I., 34 vjeç, A. L., 34 vjeç, V. A., 34 vjeç, A. I., 71 vjeç, I. H., 51 vjeç, E. R., 52 vjeç, A. K., 62 vjeç, Dh. M., 51 vjeç, A. T., 44 vjeç, A. R., 68 vjeç, Dh. K., 69 vjeç dhe M. V., 25 vjeç, të gjithë banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë konstatuar në hapësirën e zaptuar, në mënyrë të paligjshme nga këta shtetas, 12 struktura druri të ndërtuara pa leje, si dhe 300 çadra dhe 480 shezlongë të vendosura, të cilat janë hequr, duke liruar hapësirën publike në plazhin “Krorëz”.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në këto subjekte me fushë veprimtarie lokal/beach bar, ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reagon Meta: As s’kanë shans të shpikin ndonjë provë

Pas vendimit të sotëm gjyqësor, 17 korrik, ka një...

Dënimi për inceneratorin e Tiranës/ Më 23 Korrik, Apeli i GJKKO jep vendimin për Alqi Bllakon

Dy orë ka zgjatur seanca në Apelin e Posaçëm...

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet përsëri, “Nisma” paralajmëron marrëveshje të mundshme

 Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e...

Operacioni në Shkodër/Asgjësohen mbi 3 mijë bimë narkotike

Policia e Qarkut Shkodër ka zbuluar dhe asgjësuar gjithsej...