Ndërron jetë ish-presidenti algjerian, Abdelkader Bensalah

Më datë:

Ish-presidenti algjerian, Abdelkader Bensalah, pas një lufte të gjatë me sëmundjen ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Asambleja Kombëtare, Dhoma e Dytë e Parlamentit të Algjerisë, në një deklaratë mbajti zi për ish-kreun e saj.

Në fillim të prillit të vitit 2019, Bensalah u emërua president pas dorëheqjes së ish-presidentit Abdelaziz Bouteflika nën presionin e protestave popullore.

Bensalah ia dorëzoi presidencën presidentit të ri, Abdelmadjid Tebboune, më 19 dhjetor, pasi ky i fundit fitoi zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 12 dhjetor.

Ishte planifikuar që Bensalah, pasi t’i dorëzonte detyrën Tebboune-s, të kthehej në postin e tij si kryetar i Asamblesë Kombëtare, të cilën ai e drejtoi që nga viti 2002.

Por presidenca më pas njoftoi se Bensalah vendosi të japë dorëheqjen nga pozita e tij dhe tërheqjen nga jeta politike, mes raporteve se shëndeti i tij ishte përkeqësuar.

Vdekja e Bensalah erdhi vetëm disa ditë pas vdekjes së Bouteflika-s në moshën 84-vjeçare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PEKIN – SHBA & Kina: Të jemi partnerë dhe jo rivalë

SHBA dhe Kina duhet të jenë partnerë dhe jo...

Trafikonin shtetas drejt SHBA dhe Kanadasë, GJKKO dënon me tetë vite burg kreun e grupit kriminal

 Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ibrahimaj: Sigurimi i detyrueshëm ndaj fatkeqësive natyrore, domosdoshmëri për stabilitetin ekonomik e fiskal

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në...

Kryeministrja Silina njofton dorëheqjen, pas ndërhyrjes së dronëve ukrainas

Kryeministrja letoneze, Evika Silina njoftoi sot dorëheqjen, pasi humbi...