Ndahet nga jeta ish-basketbollisti Enea Andrea në moshën 54-vjeçare

Më datë:

Ish-basketbollisti Enea Andrea u nda sot nga jeta në moshën 54-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.

Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Basketbollit, e cila në një reagim shprehu  dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Andreas.

“Enea Andrea do të kujtohet për pasionin, përkushtimin dhe kontributin e tij në basketbollin shqiptar, si dhe për vlerat njerëzore që la pas brenda dhe jashtë fushës së lojës. Në këtë moment të vështirë, Federata Shqiptare e Basketbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë mes nesh”, thuhet në reagimin e FSHB-së.

Enea Andrea  ishte një emër i njohur për sportin e basketbollit shqiptar, ku ka luajtur për shumë vite me ekipin e Dinamos dhe duke qenë pjesë e ekipit kombëtar.

Pas karrierës si lojtar, ai shquhej për rolin e tij si specialist dhe komentator në transmetimet televizive të basketbollit amerikan NBA, duke u bërë një figurë e njohur edhe në median shqiptare.

Enea Andrea është vëllai i aktores së njohur, Ema Andrea.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...