NASA synon dërgimin e gruas së parë në Hënë

Më datë:

NASA ka bërë të ditur se planifikon të zbresë gruan e parë në sipërfaqen e Hënës në vitin 2024.

Agjencia Amerikane e Hapësirës tha se ”do të lëshojë një raketë SLS dhe një anije kozmike ”Orion” në dy teste fluturimi rreth Hënës për të kontrolluar performancën, jetesën dhe aftësitë e komunikimit, si pjesë e programit ”Artemis”.

Artemis, në mitologji është motra binjake e Apollonit, emri i programit të NASA-s gjatë viteve ’60, që dërgoi 12 amerikanë në Hënë.

Misioni i parë, ”Artemis I”, është në rrugën e duhur për 2021 pa astronautë, ndërsa ”Artemis II” do të fluturojë me një ekuipazh në 2023 dhe ”Artemis III” do të zbresë astronautët në polin jugor të Hënës në 2024.

Kostoja e programit pritet të jetë 28 miliardë dollarë.

“Ne do të kthehemi në Hënë për zbulime shkencore, përfitime ekonomike dhe frymëzim për një gjeneratë të re të eksploruesve”, bëri të ditur administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...