NASA: Dy shpërthime të fuqishme në Diell shkaktuan një stuhi gjeomagnetike

Më datë:

Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor (SWPC) e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA) tha se dy shpërthime të fuqishme në Diell, të regjistruara nga Agjencia hapësinore amerikane NASA kanë shkaktuar një stuhi gjeomagnetike.

Sipas njoftimit të NASA-s, shpërthimi i parë diellor ka ndodhur në fundjavë, ndërsa i dyti të hënën, të cilët janë cilësuar si i llojit X, që janë në kategorinë “e nivelit më të fuqishëm”.

SWPC vuri në dukje se shpërthimet shkaktuan që dy masa të mëdha të hidhen nga dielli duke krijuar një stuhi gjeomagnetike, efekti i së cilës u ndje edhe në Tokë.

Në deklaratën e NOAA thuhet se stuhia, ndikimi e së cilës ka arritur në Tokë, mund të ketë ndikuar negativisht në komunikim në disa pjesë të Amerikës së Veriut.

Sipas NASA-s, shpërthimet në sipërfaqen e Diellit, krijojnë valë të fuqishme energjie që paraqesin rrezik për frekuencat e radios, rrjetet elektrike dhe sinjalet e navigacionit si dhe për anijet kozmike dhe astronautët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...