Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë

Më datë:

Napoli është eliminuar nga Kupa e Italisë, teksa Como siguroi kualifikimin në gjysmëfinale falë penalltive për herë të parë pas 40 vitesh.

Koha e rregullt e sfidës përfundoi me rezultatin 1-1. Fillimisht ishte skuadra e Fabregas që kaloi në avantazh me Baturinën nga pika e bardhë e penalltisë.

Napoli e shtoi ritmin dhe gjeti golin e barazimit me Vergarën në fillimin e pjesës së dytë.

Pavarësisht rasteve të shumta që prodhuan të dyja ekipet, nuk ia dolën të shënonin, dhe fituesi u vendos nga penalltitë. Romelu Lukaku nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shtuar presionin tek të tijtë.

Megjithatë, për të shpallur fituesin e sfidës u goditën 16 penallti. I fundit që gaboi për skuadrën e Contes ishte Lobotka.

Antonio Conte pati kritika për arbitrimin, teksa nuk harroi të thumbonte rivalët në Serinë A.

“Sa herë të vij në konferencë, do të them që në dy vite kam fituar dy trofe, ndërsa ekipet e tjera kanë fituar vetëm zero, ashtu sic thoshte dikur një trajner. Arbitrat po gabojnë pafund, duhet ndryshuar diçka”, tha Antonio Conte.

Como në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë do të përballet me Interin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...