13.5 C
Tirana

Musaka me Presh dhe Krem Qumështi

Më datë:

Musakaja shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, turshi të ndryshme, kos apo dhallë të freskët etj.

Një gatim fantastik që do mbledhë me siguri gjithë familjen rreth tryezës.

Përgatitja e musakasë me presh

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

  • 500 gr mish të grirë,
  • 700 gr presh
  • Pak gjalpë të freskët
  • Vaj ulliri
  • 1-2 domate,
  • Majdanoz,
  • Kripë,
  • Piper i zi,

Për kremin e qumështit (beshamelën)

  • 3 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle gjalpë të freskët
  • 2 deri 3 gota qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë
  • Kripë

Për beshamelën: Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur. Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni. Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që në një tenxhere të hidhni mishin e grirë me pak vaj ulliri dhe gjalpë të freskët.

Kaurdiseni për 15 minuta dhe më pas shtoni preshin e grirë hollë.

Hidhni kripë dhe piper të zi dhe kaurdiseni derisa volumi i preshit të bjerë. Shtoni një gotë me ujë dhe kaurdiseni herë pas here derisa uji të avullojë.

Më pas shtojmë domatet e grira dhe majdanozin e prerë hollë i kaurdisim të gjitha bashkë.

Më pas shtroni në sipërfaqe kremin e qumështit (beshamelën) që keni përgatitur dhe piqeni në furrë të parangrohur derisa sipërfaqja e tavës të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Musakaja përgatitet me të gjitha llojet e perimeve të tjera, si me patëllxhanë, patate apo edhe kungulleshka etj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...