Mungesa e gjumit, e ndërlidhur me ankthin dhe depresionin

Më datë:

Personat të cilët flenë më pak se tetë orë në ditë janë më të prirë të vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Kjo për shkak se të pagjumët janë më pak të aftë t’i mbajnë larg mendimet negative dhe të qëndrojnë larg emocioneve negative sesa ata të cilët mjaftohen me gjumë.

I publikuar në ‘Journal of Behaviour Therapy and Experimental Psychiatry’, studimi ka analizuar 52 të rritur të cilët kanë qenë të diagnostikuar me mendime të vazhdueshme negative – gjë e cila e shkakton mërzinë, ankthin dhe stresin, transmeton Telegrafi.

Pas eksperimenteve dhe analizave të shumta, rezultatet kishin treguar se mungesa e gjumit – më pak se tetë orë gjatë natës – i shkakton njerëzit të shpenzojnë më shumë kohë duke u përqendruar në gjëra negative.

Hulumtuesit tani janë duke kryer studime më të hollësishme për të parë se si gjumi kontribuon në çrregullimet psikologjike, duke shpresuar se në të ardhmen ankthi dhe depresioni mund të trajtohen duke bërë gjumë më të mirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LVV dhe LDK, konsulta për një president konsensual 

Derisa Vetëvendosje dhe LDK po vazhdojnë konsultat brenda partive...

Çmimi i naftës rritet me shpejtësi, në Shqipëri shkon në 219 lekë

Çmimi i naftës është rritur sërish, 1 litër naftë...

Sherri nisi në TikTok, 28 të proceduar pas përplasjes në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti...

Përplasja e dy skafeve në Koman, disa të plagosur, dyshohet shpejtësia e lartë

Një aksident me mjete lundruese ka ndodhur në liqenin...