Moti i keq zbraz plazhet në bregdet, sinoptikania: Nga nesër rriten temperaturat, ja si do jetë gushti

Më datë:

I nxehti afrikan i ka lënë vendin stuhive. Reshjet e shiut dhe era e fortë përfshinë vendin gjatë 24 orëve të fundit.

Moti i keq shkaktoi jo pak probleme sidomos në zonat bregdetare duke u prishur plazhin pushuesve të këtij fillim gushti.

Çadra të kthyera përmbys, shezlonge të shkatërruara e çdo gjë rrëmujë kjo ishte panorama që la pas stuhia mëngjesin e sotëm në Jalë e përgjatë rivierës.

Bizneset e ndërtuara më struktura të lehta si baret verore buzë detit kanë pësuar dëme të vogla, por po punohet për të kthyer normalitetin.

Është një situatë e përkohshme pasi shirat do te largohen gradualisht nga bregdeti madje duke filluar nga sot. Të enjten temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 37 gradë.

Sipas saj, pas një situate të përkohshme për 2 ose 3 orë pritet përmirësim i motit në zonat bregdetare.

“Mbrëmja do sjellë përmirësim të motit në mbarë vendin. Edhe nesër moti do jetë i vranët me reshje të pakta. Të premten reshje do të ketë vetëm në zonat malore. Nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi temperatura në 37 gradë”, tha Bani.

Askush nuk duhet te shqetësohet për pushimet e rezervuara në gusht, pasi situata do të ndryshojë në favor të pushuesve duke filluar nga nesër.

“Pushuesit nuk duhet të shqetësohen zgjat 2 ose 3 ditë. Do jetë një gusht i favorshëm për pushuesit dhe për ata që kanë rezervuar në pjesën tjetër të muajit gusht”, tha sinoptikania.

Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji, si dhe çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizimin) të mos dalin në det derisa moti të përmirësohet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...