Maqedoni: Gjashtë viktima dhe 88 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga gjithsej 1507 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, 88 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 113 pacientë të shëruar nga Covid-19.

Brenda 24 orëve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 jetë kanë ndërruar 6 pacientë me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi-2, Gostivari, Tetova, Kumanova dhe Shtipi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni shkon në 11289, prej të cilëve 7222 janë shëruar, kurse 511 pacientë kanë humbur betejën nga koronavirusi. Numri i rasteve aktive me koronavirus në vend për momentin është 3557.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi