“Moti i keq shkakton përmbytje në Prishtinë; shkollat pezullojnë mësimin, lumenjtë në rrezik daljeje nga shtrati”

Më datë:

Pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të mëdha të shiut të martën dhe të mërkurën.

Shiu i madh që filloi të bjerë të hënën natën ka detyruar kryeqytetin Prishtinë ta anulojë mësimin e ditës së martë.

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë njoftoi në Facebook prindërit se mësimi është anuluar si masë parandaluese.

“Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet”, tha Drejtoria e Arsimit.

Sponsored Links

Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njoftoi të hënën se vendi do të përballet me reshje shiu në dy ditët në vijim, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë.

“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa lokalitete”, tha instituti, pa dhënë më shumë hollësi.

Ndërkohë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” paralajmëroi të martën se ekziston rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë ditës.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve t’i shmangin lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, në anën tjetër, u kërkoi qytetarëve të kenë kujdes gjatë qarkullimit dhe t’i shmangin zonat me rrezik vërshimesh.

Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...