Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Moti i keq përfshin edhe Kosovën, paralajmërime për përmbytje

Më datë:

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar që në ditët në vijim mund të ketë vërshime në disa pjesë të Kosovës, si pasojë e reshjeve të shiut.

Në një postim në Facebook, ky Institut ka thënë se reshjet e ditëve të fundit veçse kanë shkaktuar vërshime të lokalizuara në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës.

Si pasojë e reshjeve, Instituti ka thënë se janë shkaktuar rrëshqitje dheu, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.

Në nëntor të vitit të kaluar, qytetet si Istogu, Peja, Vushtrria dhe Juniku janë përballur me vërshime, pikërisht për shkak të reshjeve të shiut.

Në këto qytete është raportuar për dëme nëpër shtëpi, biznese, kultura bujqësore dhe rrugë.

Shirat e furishëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...