18.5 C
Tirana

Moti i keq “mbërthen” Greqinë, përmbytje në disa zona

Më datë:

Moti i keq ka përfshirë Greqinë me reshje të dendura shiu që shkaktuan përmbytje në shumë zona.

Përmbytjet kanë sjellë pamje katastrofike në disa zona në shtetin fqinj. Situata është mjaft kritike në Atika, ku janë përmbytur disa shtëpi, ndërsa shkollat janë mbyllur.
Një autobus me pasagjerë mbeti i bllokuar dhe filloi të zhytej në ujë ditën e djeshme, ndërsa pamjet e njerëzve teksa ndihmonin njëri-tjetrin për të dalë nga ujë, janë shpërndarë kudo.

Autobusi u zhyt në ujë në Poseidonos në Paleo Faliro, ndërsa udhëtarët në bord formojnë një rresht, ku të kapur për dore, dalin në anë të rrugës, ndërsa uji u arrin deri në gju.

Në Kifissos dhe Paraliaki është vendosur ndalimi i qarkullimit për të gjitha automjetet, ndërsa në disa zona si Elefsina, në qendër të Athinës, Kallithea, Koropi dhe zona e Renti pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...