Moti i keq/ ARRSH paralajmëron shoferët, ja segmenti ku duhet të tregohet kujdes

Më datë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën, pas reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin që prej mbrëmjes së djeshme.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, ARRSH bën me dije se në zonën e Shkallës së Zezë në Tepelenë ka pasur rënie gurësh që janë pastruar tashmë. Më tej shkruhet se qarkullimi vazhdon normalisht, por drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës.

  • Postimi i plotë:
  • “Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin 
    Në zonën e Shkallës se Zezë në Tepelenë ka pasur disa rënie gurësh , që janë pastruar menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes 
    Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha rrugët kombëtare   grupet e punës janë në gadishmëri për çdo situatë  ‍
    ⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës, të ulin shpejtësinë  dhe të respektojnë sinjalistikën 
    #ARRSH #MIE”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...