“Mos dilni nga shtëpia!” Ja zona në Itali që goditet nga cikloni dhe jep alarmin e kuq. Përmbyten rrugë e makina

Komuna e Krotonës (Crotone) në Itali ka dhënë alarmin e kuq për motin, pas një përkeqësimi të menjëhershëm të kushteve atmosferike me reshje të dendura të pasuara nga vërshime të befta uji. Mediat flasin për një ciklon.

Pothuajse dyqind milimetra kanë ranë midis orës 7 dhe 8 të mëngjesit duke krijuar shqetësime të mëdha dhe përmbytje në Crotone të Italisë.

Qindra ndërhyrje shpëtimi janë realizuar nga Brigada e Zjarrfikësve dhe Mbrojtja Civile për të ndihmuar njerëzit e bllokuar në makina.

Rrugët kryesore në Tufolo, Farina, Trafinello dhe Margherita janë të përmbytura.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjysma e qytetit është mbuluar nga një metër ujë, sië raportojnë mediat vendase dhe situata në orët në vazhdim duket se do të vijë duke u përkeqësuar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi “për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar operacionet e mjeteve të transportit”.

Për Kalabrinë u dha alarmi i kuq nga Mbrojtja Civile, pikërisht me qëllimin të kërkohet kujdes maksimal pas reshjeve të rrëmbyera të shiut. Problemi, thonë ekspertët është se jemi vetëm në fillimin e këtij përkeqësimi të motit, i cili pritet të zgjasë me shumë intensitet deri pasditen e së dielës.

Situata për orët e ardhshme me shumë gjasë do të mbetet serioze, Krotona për momentin është paralizuar nga shirat, teksa cikloni, i cili është mëse i dukshëm nga sateliti, do të lëvizë shumë ngadalë drejt jugut.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi