Modifikonin makinetat e lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Tiranë

Më datë:

 Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kontrabandonin makineta të lojërave të fatit dhe i modifikonin me programe elektronike të paligjshme, për t’ua shitur më pas organizatorëve të lojërave të fatit.

Policia e Shtetit bëri të ditur se operacioni i koduar “Interceptimi” u finalizua pas një hetimi pesëmujor, të zhvilluar me metoda proaktive nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit A. S., 53 vjeç, dhe S. K., 67 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 53-vjeçari kishte marrë me qira një magazinë në zonën e Kodrës së Priftit, ku, në bashkëpunim me 67-vjeçarin, kontrabandonte makineta nga shtetet fqinje. Sipas policisë, pajisjet modifikoheshin përmes programeve elektronike të vjedhura dhe ndërhyrjeve elektromagnetike, në bazë të kërkesave të personave dhe subjekteve të përfshira në organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 25 makineta të llojit “slot machine”, katër telefona celularë, dy laptopë dhe një njësi kompjuterike.

Policia bën të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthimi në Gjirokastër me një viktimë, policia zbardh detajet e para

Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion në lidhje me...

Dy vite presion ndaj të moshuarit, në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga pasi...

Kriza politike në Francë, shkollat në qendër të revoltës

Në Francë, ajo që nisi si protestë e nxënësve...

Dy armë zjarri dhe 32 mijë euro në banesë, në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit...