Shpërthimi në Gjirokastër me një viktimë, policia zbardh detajet e para

Më datë:

Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion në lidhje me atentatin me shpërthim mbrëmjen e kaluar në qytet, ku viktimë mbeti shtetasi B. D., 45 vjeç.

Ky i fundit ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Sakaq, pasagjeri shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shpërthimin e një automjeti tip “Benz” në lëvizje, që dyshohet se është shkaktuar nga lëndë plasëse, me pasojë dëmtimin e drejtuesit dhe pasagjerit, ju informojmë se drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës.

Pasagjeri, shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në informacionin paraprak, ai ishte identifikuar me inicialet R. M.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Krerët e UÇK-së në Hagë, Kos kundër ndërhyrjeve të Kuvendit të Kosovës

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet...

U ekstradua nga SHBA, i dënuari për tri vrasje përballet sot me Gjykatën e Fierit

Sokol Hoxha, 51-vjeçari i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara...

Berisha kundër vendimit të Etikës: Po goditet parlamentarizmi dhe protesta

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë...

Siguria rrugore në Tiranë, gjoba për 78 këmbësorë që shkelën rregullat

Policia Rrugore në Tiranë ka intensifikuar kontrollet për respektimin...