18.5 C
Tirana

Modernizimi i “Asllan Rusit”, Rama: Synojmë organizimin e Kupës së Kampionëve të Europës

Më datë:

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot konkursin ndërkombëtar që po zhvillohet në Tiranë për rilindjen e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, ku gjashtë skuadrat finaliste po prezantojnë projektidetë arkitekturore përpara jurisë ndërkombëtare.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, kryeministri Rama theksoi se kjo është një tjetër ide e kahershme dhe projekt shumë ambicioz për rilindjen e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, i cili ka qenë një pikë referimi në një histori të gjatë përpjekjesh e sfidash sportive.

Rama theksoi se “sot në këtë kohë të re, ky pallat sporti meriton një formë të re, një forcë të re dhe një vëmendje të re”.

“Besoj se skuadrat finaliste të këtij konkursi do të na vënë përsëri në pozitë të vështirë për të përzgjedhur projektin më të mirë, sepse janë të gjitha skuadra me talente të jashtëzakonshme dhe me kapacitete të provuara në shumë vende të tjera. Janë skuadra, një pjesë e së cilave punon aktualisht edhe në Shqipëri dhe jam shumë krenar, kam besim se me jurinë ndërkombëtare që kemi krijuar edhe këtë herë do t’ia dalim të kemi një gjykim si duhet”, u shpreh Rama.

Kryeministri kujtoi kohën kur pallati i sporteve “Asllan Rusi” mbulohej nga kompeticioni dhe shpirti i garës e tifozët, ndërsa shprehu besimin se me këtë projekt do t’i rikthehet ajo frymë dhe energji e pazëvendësueshme.

Duke folur për lëvizjen sportive në shkolla, Rama shprehu besimin se ky pallat sporti do të “furnizohet” me prurje dhe talente të reja. “Janë 12 mijë fëmijë aktualisht të angazhuar në këtë lëvizje sportive, e cila po rritet vit pas vitit nën kujdesin e Komitetit Olimpik Shqiptar”, shtoi Rama.

Kryeministri foli edhe për ambicien pφr të zhvilluar në Shqipëri finalet e Kupës së Kampioneve të Europës në basketboll apo volejboll.

“Shqipëria sot është në kohën kur synon shumë lart edhe në aspektin e pjesëmarrjes në kompeticione ndërkombëtare. Zhvillimi i finales së ‘Conference League’ në futboll ishte një kulminacion i një larmie aktivitetesh ndërkombëtare që zhvillohen në Shqipëri. Synimi për të luajtur në Shqipëri finalet e Kupës së Kampionëve të Europës apo Superkupës së Europës edhe në basketboll apo volejboll nuk është i paarritshëm”, shtoi Rama.

Në këtë drejtim, Kryeministri bëri të ditur se ka pasur kontakte me federatat ndërkombëtare dhe janë interesuar edhe për kapacitetet që ka pallati i sportit.

“Shpresojmë që ta realizojmë këtë projekt në një kohë të arsyeshme që të na japë mundësinë të kemi një kandidaturë shumë të besueshme të Shqipërisë për të pasur këtu edhe finale apo ndeshje të atyre niveleve më të larta europiane”, shtoi Rama.

Konkursi, i cili ka për qëllim modernizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij objekti të rëndësishëm, ka tërhequr pjesëmarrjen e arkitektëve dhe studiove të njohura nga e gjithë bota.

Projektet do të shqyrtohen nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga ekspertë të njohur të fushës, të cilët do të vlerësojnë kreativitetin, funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë e ideve për t’i dhënë Pallatit të Sportit jo vetëm një pamje moderne, por për ta bërë një pikë referimi të garave sportive europiane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...