Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e daljes së një mjeti nga rruga, në afërsi të një karburanti.
Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur dy tw rinj tw moshws 21 dhe 22-vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti që drejtohej nga një prej të rinjve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.


