Mjekët gjermanë zbulojnë detaje nga helmimi i kritikut të Putinit, dyshime se u përdor e njëjta substancë si për eliminimin e agjentit Skripal

Më datë:

Opozitari rus Navalny nuk është në rrezik vdekjeje, por situata e tij është e rëndë, tha zëdhënësja e klinikës.

Analizat klinike të politikanit opozitar rus Aleksej Navalny flasin për helmim njoftoi një zëdhënëse e spitalit Charité në Berlin. Sipas saj “gjendja e tij shëndësore është serioze, por aktualisht nuk ka rrezik akut për jetën”.

Mjekët e spitalit Charité në Berlin mendojnë se Navalnyn ndoshta e kanë helmuar me një substancë nga grupi i frenuesve të kolinesterazës.

47526079 401

Me një substancë të këtij grupi u helmua para dy vjetësh në Londër agjenti i dyfishtë Sergej Skripal. Gjithsesi sipas njoftimeve të klinikës substanca e saktë me të cilën është helmuar Navalny ende nuk dihet.

Edhe qeveria gjermane mendon se kemi të bëjmë me helmim

Qeveria gjermane u shpreh gjithashtu se pas gjithë gjasash Navalnyn e kanë helmuar. Qeveria gjermane ka kërkuar “transparencë të plotë” për sqarimin e rastit. “Ka dyshime se Navalnyn e kanë helmuar dhe për këtë ka disa raste në historinë më të re ruse”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

54667428 401

Reparti ku po kurohet Navalny në Berlin ruhet nga nëpunës të Policisë Federale Gjermane. Edhe pse qeveria gjermane sqaroi se Aleksej Navalny nuk është i ftuar i qeverisë gjermane, reparti ku po kurohet Navalny në Berlin po ruhet nga nëpunës të Policisë Federale Gjermane. “Në fund të fundit bëhet fjalë për një pacient, ndaj të cilit me gjasë mund të jetë ushtruar një sulm me helmim”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Seibert./DW

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...